Valë distancimesh në ASH: Dega e Çairit i thotë “jo” Taravarit dhe bashkëpunimit me BDI-në!

May 21, 2025
1 minut lexim

Pas largimit të disa prej figurave më të rëndësishme të Aleancës për Shqiptarët (ASH) nga veprimi i kryetarit Arben Taravari për të dalë nga qeveria, tashmë distancimi ka marrë përmasa më të mëdha, duke përfshirë edhe struktura të tëra partiake.

Së fundmi, dega e Çairit e ASH-së është shprehur publikisht kundër këtij veprimi. Përmes një fotografie simbolike të shpërndarë në rrjete sociale, kjo degë ka deklaruar qartë se nuk e mbështet kursin politik të Taravarit dhe se qëndron në linjë me Arben Fetain. “Asnjëherë me BDI-në”, thuhet në deklaratën e shkurtër por të qartë të strukturës së Çairit.

Ky zhvillim vjen menjëherë pas njoftimit të nënkryetares së ASH-së, Bujare Abazi, e njohur për afërsinë e saj me Taravarin e cila bëri të ditur dje se është emëruar në një pozitë të rëndësishme në tregun financiar. Abazi, e cila i takon po asaj dege, duket se i është bashkuar grupit të figurave që po distancohen nga lidershipi aktual.

Me këtë deklaratë publike, dega e Çairit shënon një moment të rëndësishëm në krizën e brendshme të ASH-së, duke sinjalizuar qartë ndarjen e thellë brenda partisë dhe refuzimin e çdo bashkëpunimi me BDI-në.

Burime nga terreni thonë se në ditët në vijim pritet që edhe degë të tjera të ndjekin të njëjtin hap, duke u rreshtuar përkrah Arben Fetait dhe kundër lëvizjes së Taravarit.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Camila Cabello po jeton jetën e saj më të mirë nën rrezet e diellit!

Story i radhës

Dega e ASH-së Çair i thotë “jo” Taravarit dhe bashkëpunimit me BDI-në!

Të fundit nga

Inzaghi thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pranon se ka marrë oferta nga klube në Itali, jashtë vendit dhe Arabinë Saudite, dhe këmbëngul se ai dhe zyrtarët e “Nerazzurrëve” do të ulen dhe do
sqmken
ShkoLartë