Valdano për Mbappen: Kur zgjodhi Real Madridin, doli nga zona e tij e rehatisë

January 3, 2025
1 minut lexim

Sulmuesi i Real Madridit nga viti 1984 deri më 1987, Jorge Valdano ka qenë gjithashtu trajner i “Los Blancos” për dy vite (1994 deri më 1996).

Në intervistën që dha për “Süddeutsche Zeitung” ka analizuar situatën aktuale të klubit galaktik spanjoll.

Ai ka vlerësuar ndryshimet në futbollin spanjoll, me ardhjen e Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu”, pas vitesh ëndërrimesh me sy hapur, duke marrë parasysh gjithashtu të ardhmen e Ancelotti dhe një pasardhës të mundshëm tashmë të caktuar.

Për vështirësitë e para që po kalon KM9 te Real Madridi: “Është një çështje adaptimi. Mbappé e ka lënë për herë të parë vendin e tij, Francën, dhe kjo e ka nxjerrë sociologjikisht nga zona e rehatisë. Kjo mund ta ketë çuar në një proces ankthi. Mos harroni se ankthi është armiku i madh i futbollistit”.

Sa i përket fatit të Carlo Ancelotti, trajnerit të Real Madridit, shtoi: “Nuk ka rëndësi si e quajnë trajnerin e Real Madridit, ai gjithmonë është në një pozicion të dobët dhe tri ndeshje larg krizës. Kam vlerësim maksimal për trajnerin aktual, që ka fituar kampionatin dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar”.

Një mendim për një nga trajnerët më të kërkuar dhe me të ardhme të sigurt, i cili është përfolur edhe te Real Madridi: “Xabi Alonso ka një avantazh të madh; ai nuk e lejon tregun ta detyrojë të bëjë asgjë.

Pavarësisht ofertave të gjigantëve të Europës, deri tani ka qëndruar në Leverkusen. Xabi Alonso e zgjedh vetë kohën e lëvizjes, gjë që flet për personalitetin e tij. Megjithatë, duhet të them diçka: kam përshtypjen që kudo që dëshiron të shkojë, porta do të jetë e hapur për të në këtë moment”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkupi edhe sot në listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë

Story i radhës

Orban nuk ftohet në inaugurimin e Presidencës polake të BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë