valbon limani ndau donacion me mjete didaktike per qendren blue puzzle me rastin e 2 prillit diten boterore per autizem 67ed2f1dbd618

Valbon Limani ndau donacion me mjete didaktike për qendrën Blue Puzzle me rastin e 2 Prillit- Ditën Botërore për Autizëm

April 2, 2025
1 minut lexim

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, vizitoi qendrën “Blue Puzzle”.

“Në këtë ditë të veçantë, vizituam Qendrën për Autizëm ‘Blue Puzzle’, ku patëm një bisedë të këndshme me Valonin, i cili udhëheq këtë qendër. Komuna e Gostivarit, në shenjë mbështetjeje, dhuron mjete didaktike në vlerë prej 60.000 denarësh,” u shpreh kryetari Limani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke nënvizuar respektin, pranimin dhe përfshirjen e personave me autizëm si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

Kryetari Limani vizitoi edhe Klasën Speciale për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën “Ismail Qemali”, ku edhe vetë shkolla organizoi aktivitete për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit.

Messenger creation 9E56029E 24FA 41E1 9A29 99B34635E773

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lansohet motorola edge 60 fusion me funksionet moto ai 67ed26ab7b778
Story i mëparshëm

Lansohet motorola Edge 60 Fusion me funksionet ‘Moto AI’

keshilli i prokuroreve publik nuk e shkarkon lupco kocevskin 67ed2f2063910
Story i radhës

Këshilli i prokurorëve publik nuk e shkarkon Lupço Kocevskin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë