“Vala” shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit

November 7, 2024
1 minut lexim

Telekomi i Kosovës këto ditë ka ngritur çmimet për pakot e kombinuara Prepaid që ofrojnë shërbime të zërit dhe internetit.

Disa prej këtyre pakove mujore kanë shënuar ngritje të çmimeve rreth 20 për qind ose nga një euro për pako. Një prej pakove, e cila ka kushtuar deri më 31 tetor 5 euro e 99 euro tani nga ky muaj kushton 6 euro 99 centë, raporton KosovaPress.

Disa konsumatorë të “Vala” janë ankuar prapa kamerës për këto shtrenjtime. Këtë ngritje të çmimeve, zyrtarë të Telekomit të Kosovës e kanëquajtur simbolike.

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepja thotë për KosovaPress se që çmimi i pakove të reja, me përmbajtje gati të dyfishuar, ‘ka ndryshuar fare pak, për të mos thënë simbolikisht’.

“Me modifikimin e pakove, Telekomi i Kosovës e ka rritur dukshëm, në sasi, përmbajtjen e ofertës, e pakove, ndërkohë që çmimi i pakove të reja, me përmbajtje gati të dyfishuar, ka ndryshuar fare pak, për të mos thënë simbolikisht”, thekson Lepaja.

Ai ndër të tjera ka thënë se Telekomi i Kosovës, edhe kësaj radhe, si zakonisht, e dëgjon zërin e konsumatorëve të vet dhe ipërshtatë pakot me nevojat dhe kërkesat e tyre.

“Këtë modifikim të pakove Telekomi e ka bërë i motivuar nga rritja e kërkesave të konsumatorëve, kohëve të fundit, si rezultat I modernizimit të rrjetit të Vala dhe kalimit të plotë në teknologjinë 4G+ dhe 5G”, thotë Lepaja në një përgjigje me shkrim.

Konsumatorët e “Vala” janë ankuar prapa kamerës për këto shërbime, derisa zëdhënësi Lepaja thotë se nuk kanë pranuar ankesa lidhur me çmimet e reja të pakove. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq institucionet e Kosovës

Story i radhës

Zarfi i zi në shtëpi, banorët në panik, diskutojnë në lidhje me të

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë