Vala e të nxehtit: Për 6 muaj, mbi 47 mijë qytetarë kërkuan ndihmë në QKUK – fluks në dy muajt

1 minut lexim

Për gjashtë muajt e fundit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar mbi 47 mijë pacientë shkaku i temperaturave.

Megjithëse, në dy muajt e fundit numri i tyre është më i theksuar.

Para kësaj periudhe, në ditë janë trajtuar rreth 270 pacientë lidhur me këtë shkas, ndërsa tani që temperaturat po shënohen shumë të larta, ky numër u rrit në mbi 300, saktësisht nga 311 në 313.

Të paktën, kështu u shpreh për redaksinë e Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ai tha se pacientët që trajtohen janë zakonisht me sëmundje kronike, e që duhet të kenë kujdes në marrjen e barnave dhe të anashkalojnë daljen në diell të hapur gjatë orëve kritike.

Lidhur me temperaturat e larta në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka kufizuar orarin e punës për gratë shtatzëna, punën në ndërtimtari si dhe për qytetarët me sëmundje kronike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka dalë disa herë me këshilla dhe rekomandime për qytetarët për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Urdhër-arrestet për inceneratorin e Tiranës/ Malltezi: I lajmëruan të ikin, e për gomerët ofrojnë thiatro

Story i radhës

Rusia ka humbur më shumë se 70 mijë trupa gjatë dy muajve të fundit

Të fundit nga