vala e te nxehtit ne itali intensifikohet 669a814bef03f

​Vala e të nxehtit në Itali intensifikohet

July 19, 2024
1 minut lexim

Vala e të nxehtit që ka kapluar Italinë është intensifikuar të premten me 17 qytete të mëdha në alarm të kuq.

Qytetet në alarm të kuq, që do të thotë se nxehtësia është aq intensive sa përfaqëson një kërcënim për njerëzit e shëndetshëm, janë Ankona, Bari, Brescia, Bolonja, Bolzano, Campobasso, Firence, Frosinone, Latina, Palermo, Perugia, Pescara, Rieti, Roma, Trieste, Verona dhe Viterbo.

Temperaturat parashikohen të arrijnë në 40 gradë Celsius në pjesë të Italisë jugore në fundjavë, me nivele të larta lagështie të raportuara në të gjithë vendin.

Të enjten, një vajzë një vjeçare vdiq pasi u la në makinë në qytetin Marcon pranë Venecias për disa orë në vapë përvëluese nga babai i saj, i cili kishte harruar që ajo ishte aty. Disa raste të ngjashme janë raportuar në Itali edhe në të kaluarën. /ANSA

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rrufeja shkakton zjarr ne uren e kardhiqit perfshihet nga flaket shtylla e tensionit me tej perhapet ne 669a7c9ab159e
Story i mëparshëm

Rrufeja shkakton zjarr në urën e Kardhiqit, përfshihet nga flakët shtylla e tensionit, më tej përhapet në…

presidenti biden perballe izolimit fizik dhe politik 669a83e09e1d6
Story i radhës

Presidenti Biden përballë “izolimit” fizik dhe politik

Të fundit nga

ShkoLartë