vala e te nxehtit ikshpk kujdes per te moshuarit mos i lini femijet vetem ne veture 6a6f66f449e2d

​Vala e të nxehtit, IKShPK: Kujdes për të moshuarit, mos i lini fëmijët vetëm në veturë

August 2, 2026
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe të mbrohen grupet më të ndjeshme dhe të njohin shenjat paralajmëruese të rrezikut nga vapa.

Ky institut u kërkoi qytetarëve që të kontaktojnë të paktën një herë në ditë të moshuarit që jetojnë vetëm ose kalojnë pjesën më të madhe të kohës të izoluar, për t’u siguruar se janë mirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë.

Po ashtu, rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen asnjëherë vetëm në veturë të parkuar, pasi temperaturat brenda automjetit mund të rriten shumë shpejt dhe të paraqesin rrezik serioz për jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën thirrje edhe për kujdes ndaj simptomave të goditjes nga nxehtësia.

“Nëse një person përjeton marramendje, të përziera, konfuzion ose djersitje të tepërt, duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore”, thuhet në këtë njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia qe u synua me ilindenin dhe maqedonia qe u ndertua 6a6f50711fa3a
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia që u synua me “Ilindenin” dhe Maqedonia që u ndërtua!

i dha me qira nje jet ski nje 12 vjecari gjobitet me 10 mije leke te reja pronari i mjetit lundrues ne dhermi 6a6f677741a6d
Lajmi i radhës

I dha me qira një ‘Jet Ski’ një 12-vjeçari, gjobitet me 10 mijë lekë të reja pronari i mjetit lundrues në Dhërmi

Të fundit nga

ShkoLartë