Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyjmë, njofton Prishtina Weather.
Sipas PW, vendin tonë do ta përfshijë vala e nxehtësisë ku temperaturat maksimale gjatë javës së ardhshme do të shkojnë deri në 36 gradë celsius.
“Valë e nxehtësisë në ditët e fundit të qershorit. Kryesisht me diell e temperatura maksimale edhe deri në 35C. Një valë e nxehtësisë do të përshkojë ditët e fundit të muajit qershor në vendin tonë. Në përgjithësi paraqiten kushte për më shumë kthjellime e diell, mirëpo që orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vranësirave lokale, që edhe mund të japin kushte për rrebeshe e bubullima, me më gjasë ditën e enjte dhe të premte. Temperaturat maksimale lokalisht mund të arrijnë në 35C apo edhe 36C”, njofton PW.
Gjersa maksimalet priten të shkojnë nga 35 deri në 36 gradë celsius, minimalet priten të luhaten mes 15 deri 20 gradë celsius.
“Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 20C, e maksimalet shënojnë rritje nga 30C deri në 34C ditën e enjte, që lokalisht mund të kapin vlera edhe prej 35 dhe 36C”.