Vajza që e ktheu në “jetë” boksin e Kosovës

May 20, 2022
1 minut lexim

Boksi thuajse ishte i vdekur në vitet e fundit. E kishte humbur reputacionin, pak flitej për të në Kosovë. Edhe ata që flisnin e debatonin për boksin, ishin të paktë. 

Shpesh edhe diskutimet e pakta ishin me përplot zhgënjim, duke pa boksin në humnerë, pa shkëlqim e me një mori probleme e përçarje!

Pak kush besonte se boksi do të kthehet në “jetë” duke i parë zhvillimet nëpër klube dhe dështimet e njëpasnjëshme në Kampionatin Evropian e Botëror! 

Del në skenë boksierja Donjeta Sadiku, që shumëkush i kishte çuar duart nga kjo boksiere, duke thënë se karriera e saj ka perënduar, një karrierë e dështuar pas disa rezultateve të dobëta.

Këto parashikime nuk dolën të sakta, fatmirësisht dolën ndryshe. 

Donjeta këndellet, kthehet në formë jetësore dhe fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, duke heshtur të gjithë kritikët e pesimistët! 

Në anën tjetër, medalja e bronztë i jep shkëlqim boksit të Kosovës. Medalja e Donjetës e ktheu në “jetë” boksin e Kosovës pothuajse shihej si i vdekur klinikisht!

Kjo vajzë bëri krenar të gjithë, duke motivuar edhe më shumë të rinjtë e të rejat që të merren me sportin e shkathtësive bujare.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Revoltohet aktivisti i ASH-së, ia përmend Taravarit zhvatjet dhe klubet e natës në Vienë

Story i radhës

VOA/ Shqipëri, dështojnë përpjekjet për konsensus në zgjedhjen e presidentit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë