Vajza me të fejuarin 30 vjet më të madh thotë se ‘e dashuron’ milionerin dhe nuk kërkon paratë

min lexim

Një grua që ka të dashurin më shumë se dy herë sa mosha e saj insiston se nuk kërkon të “gërmojë” paratë e tij, por se ka gjetur “dashurinë e vërtetë” me partnerin e saj milioner.

23 vjeçarja Allana Luke i njoh me milionerin  Jeff Winn, 56 vjeç, në rrjetet sociale në vitin 2020, por në takimin e tyre të dytë ai e mori në një udhëtim në Marbella për ditëlindjen e saj.

Aty ata shpallën dashurinë për njëri-tjetrin dhe Allana u vendos në shtpëpinë e Jeff me 11 dhoma gjumi në Newcastle, në verilindje të Britanisë.

Prej atëherë financieri 56-vjeçar i ka blerë asaj një makinë Audi TT, një orë Rolex, çanta firmato dhe pushime në ishuj si Barbados apo Tailandë.

Por megjithse shumë njerëz mund të mendojnë ‘shumë gjëra’ për lidhjen e tyre, 23 vjecarja thotë se nuk rri me të për paratë.

“Nuk mund ta mohosh se Jeff duket më i vjetër se unë, prandaj disa njerëz hapin sytë kur na shikojnë bashkë,” shpjegon ajo.

“Ata automatikisht supozojnë se janë një tjetër vajzë që gjurmon paratë te tij”.

“Nuk i vë faj atyre sepse ky do të ishte dhe mendimi im i parë. Por unë do të isha përsëri me Jeff edhe sikur të humbiste shtëpinë ose të falimentonte.”

Megjithse shumë komentues hidhnin dyshime mbi vërtetësinë e pohimeve, e reja thotë se ka pranuar propozimin e tij gjatë pushimeve në Spanjë.

Allana thotë se kërkon të nënshkruajë një kontratë para-martesore për paratë: “Ai mendon se nuk është nevoja por unë dua që ai të jetë i qetë”.

23-vjeçarja thotë se ia kalon mirë me dy fëmijët e rritur të Jeff, Nina sa ajo 23 vjeçe, dhe Josh, 21, dhe po ashtu me ish-gruan e tij.

Ndërsa Jeff, thotë se ishte duke kërkuar  dikë që ishte ‘i bukur si jashtë dhe brenda’ dhe këtë e gjeti te Allana.

“Dilja edhe më parë me vajza të reja dhe familjarët nuk i pëlqenin, por ata e duan të gjithë  Allana sepse e shikojnë impaktin pozitiv që ka te unë”.

“Këtu në Newcastle më njohin dhe kur dal me Allana më shikojnë shumë, por janë thjesht xhelozë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermania rrit pensionet nga korriku

Story i radhës

Firma me klubin rus i kushton Botërorin, kombëtarja përjashton mbrojtësin rekordmen

Të fundit nga