vajza e tyre eshte nje prioritet pavaresisht ndarjes flasin burimet per megan fox dhe machine gun kelly 67edd3b9865fe

“Vajza e tyre është një prioritet, pavarësisht ndarjes”- Flasin burimet për Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

April 3, 2025
1 minut lexim

Edhe pse Megan Fox ka vendosur t’i japë fund lidhjes së saj me Machine Gun Kelly , të dy kanë çdo qëllim që të punojnë së bashku për të rritur në mënyrë harmonike vajzën e tyre.

Ylli i “Transformers” dhe reperi mirëpritën vajzën e tyre më 27 mars, me një burim që zbuloi për Page Six se, “ndonëse ata nuk jetojnë së bashku, Fox po lejon që ish-partneri i saj të qëndrojë me të në mënyrë që ai të kalojë sa më shumë kohë me fëmijën”.

“Ish-çifti ende nuk ka vendosur një plan specifik të kujdestarisë së përbashkët. Gjithçka që duan tani është të festojnë lindjen dhe të shijojnë momentet e para me vajzën e tyre”, tha i njëjti burim, duke shtuar se Mashin Gan Kelly ishte në dhomën e lindjes kur vajza e tyre lindi.

Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur reperi përmes një postimi në Instagram.  “Më në fund, Fara jonë e vogël qiellore ka ardhur ,” shkroi ai.

Disa fansa kishin supozuar në atë kohë se “Fara Qiellore” ishte emri i foshnjës. Megjithatë, ai adresoi konfuzionin e shkaktuar nga postimi i tij fillestar në një Instagram Story. “Djema, prisni… atë nuk e quajnë atë “Fara Qiellore. Mamaja e saj do t’ju tregojë emrin kur të jemi gati,” sqaroi ai .

Ish-çifti u divorcua në nëntor 2024, vetëm dy javë pasi njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Raportimet flisnin për komunikim të kufizuar mes tyre, megjithëse kishin shkëmbyer disa mesazhe, pasi Megan Fox kërkon që ish-partneri i saj të ketë një rol aktiv në jetën e fëmijës së tyre. Edhe pse njerëzit e afërt të yllit 38-vjeçar kishin pohuar se Machine Gun Kelly po e tradhtonte, ai i kishte mohuar akuzat.

“Pavarësisht marrëdhënieve të tyre miqësore, aktorja duket se nuk ka ndërmend të rilidhet me muzikantin. Ajo i ka thënë atij se marrëdhënia e tyre ka përfunduar përgjithmonë,” tha një burim për Us Weekly.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

reshjet e shiut ihk paralajmeron mund te shkaktohen permbytje 67edd2c930a69
Story i mëparshëm

Reshjet e shiut, IHK paralajmëron: Mund të shkaktohen përmbytje

18 vjet nga shqyrtimi i planit te ahtisarit ne okb 67ee1f37cb55e
Story i radhës

18 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB

Të fundit nga

Le Pen refuzon të dorëzohet pas dënimit

Kryetarja e partisë “Rruga Kombëtare” (RN) të Francës, Marine Le Pen, u tha mbështetësve të saj se nuk do të dorëzohej, pavarësisht se u shpall fajtore për përdorim të paligjshëm të fondeve
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë