Vajza e Sali Berishës akuzon gjyqtaren, Malltezi nga SPAK: Vendosën mbylljen e procedimit

January 9, 2025
1 minut lexim

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Argita Malltezi, e cila ka deklaruar se ekziston një video ku magjistratja Irena Gjoka negocionte me një ish-deputet të PS-së për marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese, u shpreh për mediat se Prokuroria e Posaçme vendosi që të mbyllë procedimin.

Ajo deklaroi për mediat se pyeti SPAK nëse ekziston një video e tillë, që sipas saj është gjetur rastësisht në banesën e një gazetari të larguar nga Shqipëria, ndërsa deklaroi se vetë nuk i disponon pamjet.

“Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Pyeta e a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Videon nuk e kam, SPAK pse nuk ka pse ta tjerrë. Të thotë SPAK që nuk ekziston”, u shpreh Malltezi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Story i radhës

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Të fundit nga

ShkoLartë