vajza e politikanit u kap duke u droguar ne dhermi karamuco u angazhua e gjithe policia e shtetit deputeti tha vetem ma gjeni gjalle 67e52f9de4230

“Vajza e politikanit u kap duke u droguar në Dhërmi”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia e Shtetit, deputeti tha vetëm ma gjeni gjallë

March 27, 2025
1 minut lexim

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi për “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.

Karamuço rrëfeu se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.

“Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim.

Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej. Ikte me javë të tëra. U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë. Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë”, tha Karamuço, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ivanovska hierarkikisht fajin me te madh per korrupsion e kane ata qe mbajne poste publike 67e52a3b01062
Story i mëparshëm

Ivanovska: Hierarkikisht, fajin më të madh për korrupsion e kanë ata që mbajnë poste publike

opozitari serb komenton vallezimin e gruas se vuciqit per ta parandaluar njohjen e kosoves nga kenia 67e539025933b
Story i radhës

Opozitari serb komenton vallëzimin e gruas së Vuçiqit për ta ‘parandaluar’ njohjen e Kosovës nga Kenia

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë