vajza e kosoves shkaterron serben dhe rivalet tjera kampionei e evropes 68090d8783177

Vajza e Kosovës shkatërron serben dhe rivalet tjera, kampionei e Evropës

April 23, 2025
1 minut lexim

Distria Krasniqi është kampione e Evropës në kategorinë – 52 kg.

Trimëresha jonë në finale u ballafaqua me italianen Odette Giuffrida.

Distria, së pari e ka shkatërruar serben Milica Nikoliq e cila edhe është ndëshkuar me karton të kuq për një lëvizje të gabuar.
Milica paketoi valixhet për në Serbi, e hedhur për tokë nga dëshpërimi.

Pastaj Krasniqi e mposhti holandezen Naomi Van Krevel, në gjysmëfinale e mundi spanjollen Ariane Soler dhe në finale u ballafaqua me xhudisten Odette Giuffrida.

Kampionia jonë, Distria Krasniqi, shkëlqen në Kampionatin Evropian për Senior 2025 në Podgoricë dhe sjell MEDALJEN E ARTË për Kosovën!

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti, Milica Nikoli1 nga Serbia. Në çerekfinale, ajo mposhti me Ippon, Naomi Van Krevel nga Holanda. Më pas, në gjysmëfinale, Distria shpërtheu me një Ippon tjetër, duke mposhtur Ariane Toro Soler nga Spanja.

Në finale Distria mposhti kampionen botërore e vitit 2024, Odette Giuffrida nga Italia.

Krenarë për Distrian! I solli Kosovës edhe një medalje të artë! Me çdo medalje, ajo shkruan historinë!”, ka shkruar bë faqen e saj Federata e Xhudos e Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

google paguan shuma te medha qe aplikacioni gemini te vije i instaluar ne smartfonet e samsung 68090c984a681
Story i mëparshëm

Google paguan “shuma të mëdha” që aplikacioni Gemini të vijë i instaluar në smartfonët e Samsung

tarifat amerikane be me paralajmerim nese deshton marreveshja 6809110c29338
Story i radhës

​Tarifat amerikane, BE me paralajmërim nëse dështon marrëveshja

Të fundit nga

ShkoLartë