vajza e calit sjell nje mesazh te babait nga haga 6aad0916cbc00

Vajza e Calit sjell një mesazh të babait nga Haga

September 18, 2026
1 minut lexim

Luftëtari, Salih Mustafa bashkë me shokët e tij në Hagë, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të veprimtares, Flora Brovina.

Në ceremoninë përkujtimore, vajza e Calit, Buna Mustafa foli për të.

“Babai, Cali, me shokët e tij në Hagë, duan të shprehin dhimbjen e tyre të thellë, për humbjen e bashkëveprimtares dhe bashkëluftëtares së tyre. Ngushëllojnë familjen dhe të gjithë shoqërinë.

Përmes telefonatës, babi më obligoi të ndajë me ju disa fjali. Fjalët e tij ‘bota duhet të dijë se kush ishte doktoreshë Flora. Ajo ishte shpirti i rezistencës. Krah i djathtë i imi dhe Isa Kastratit. Ishte luftëtare e Guerilës. Flora ishte UÇK”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

iseni u gjykua uck ja e cila u mbeshtet nga shba e be 6aacf28f8431c
Lajmi i mëparshëm

Iseni: U gjykua UÇK-ja e cila u mbështet nga SHBA e BE

parlamenti miratoi emerimin ervin demo betohet ne presidence si minister i brendshem 6aad0991affcc
Lajmi i radhës

Parlamenti miratoi emërimin, Ervin Demo betohet në Presidencë si ministër i Brendshëm

Të fundit nga

ShkoLartë