Ervin Demo është betuar para Presidentit Bajram Begaj si ministri i ri i Brendshëm pak orë pasi Parlamenti miratoi emërimin e tij në këtë post.
Kuvendi miratoi gjatë seancës që zgjati deri pas mesnate me 83 vota pro dhe 2 kundër dekretin e Presidentit për emërimin e Demos në postin e ri.
Emërimi i Demos vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama, i cili largoi nga detyra Besfort Lamallarin.
Demo drejtonte më parë ministrinë e Pushtetit Vendor, e cila tashmë do të shkrihet dhe do të jetë pjesë e ministrisë së Brendshme.
Burimi: botasot.info


