Vajza e Alec Baldwin dhe Kim Basinger, Ireland, bëri një zbulim të madh pasi u dërgoi urimet e saj për Vitin e Ri miqve të saj në internet. Vajza 27-vjeçare e aktorit nga martesa e tij e parë dhe partneri dhe muzikanti i saj, RAC, i njohur edhe si Andre Allen Anjos, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lajmin e lumtur çifti e ka bërë të ditur me një postim në Instagram, ku u ka treguar ndjekësve testin pozitiv të shtatzënisë dhe një ekografi.
Çifti ka vetëm një vit bashkë. Ata jetojnë së bashku në Ortegon dhe në fakt së fundmi kanë hapur së bashku dyqanin “Good Times”.
Ireland Baldwin po përpiqet të përcaktojë rrugën e saj dhe preferon të mbajë një distancë nga jeta e babait të saj të famshëm. Siç ka deklaruar së fundmi: “Shumë njerëz shpesh më pyesin se cili është mendimi im për atë që babai im bën në jetën e tij. E dini, e gjithë kjo nuk ka të bëjë me mua. Unë pi duhan, ha mirë, kam të dashurin dhe bëj punën time”