Vahide Gashi, kapitenja që asnjëherë nuk e tradhtoi Kastriotin 

August 18, 2022
1 minut lexim

Klubi më i suksesshëm në hendbollin femëror në 23 vitet e pasluftës,  Kastrioti i Ferizajt, në periudha të ndryshme ka pasur lojtare të spikatura, por janë të pakta që i qëndruan aq besnike fanellës së klubit sikur kapitenja Vahide Gashi! 

As Lirie Muhaxheri e as Vlora Jashari si lojtare nuk i qëndruan besnike ekipit sikurse Vahide Gashi.

Vahidja është një flamurtare e ekipit dhe është se si duhet ekipi e nuk lihet në baltë.

Iu rezistoi të gjitha ofertave për klubin e zemrës dhe të traditës, nuk e tradhtoi në asnjë moment, edhe në ditët më të vështira.

Vahdie Gashi shijoi garat evropiane, edhe pse e re me moshë në ato vite, është fjala për edicionin 2014-2015, arsyetoi besimin e trajnerit.

Një fotografi sa një mijë fjalë e datës 19 tetor të vitit 2014 në Michalovce të Sllovakisë, ku shihet Vahidja në veprim dhe në ajër duke e mposhtur portieren rivale.

Në të dy ndeshje ajo shënoi gjithsej 5 gola.

Kastrioti ishte ballafaquar me Iuventa Michalovce nga Sllovakia, duke e humbur sfidën e parë me 44:14, dhe të dytën me 31:20. 

Të dyja ndeshjet u luajtën në Michalovce me marrëveshje të klubeve. 

Vahidja sot është kapitene e klubit dhe udhërrëfyese për hendbollistet e reja, se si sakrifikohet dhe luftohet për ngjyrat e klubit! Një kapitene për t’u mbajtur mend në radhët e Kastriotit. Një kapitene që jep gjithçka për ekip.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Predha ukrainase bie pranë ushtarëve rusë, publikohen pamjet e këtij momenti

Story i radhës

Veprimtari tipike antikombëtare!

Të fundit nga

ShkoLartë