Uzurpimi dhe dëmtimi i pronës shtetërore, Komuna e Sarajit në aksion

March 4, 2022
1 minut lexim

Njësia e Inspektoratit pranë Komunës së Sarajit konform obligimeve dhe detyrave ligjore të planit vjetorë, ka intensifikuar aktivitetet e mbikëqyrjes në teren në disa drejtime, si në sferën e ndërtimit pa leje të objekteve, uzurpimin dhe dëmtimin e pronës shtetërore si dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor.

Nga muaji Janar 2022 njësia e inspektoratit ka konstatuar shkelje të ligjit dhe rregullores së komunës së Sarajit në disa vendbanime dhe janë shqiptuar masa përkatëse konform ligjit.

Në disa raste ku kompetencat janë në nivel qendror janë informuar institucionet përgjegjëse për procedurat e mëtutjeshme kundër shkelësve të ligjit. Ndërsa në rastet ku kompetencat i ushtron komuna, janë marrë dhe shqiptuar këto masa:

– Urdhërpagesë për kundërvajtje, vërejtje për mos përsëritje të veprës, pastrim i hapësirave ku janë hedhur mbeturina dhe të njëjtat është obliguar ti pastroj dhe ti deponoj në vendin përkatës.

Në sferën e ndërtimit janë stopuar disa aktivitete ndërtimore pa lejen përkatëse, ndërsa për ato të cilët nuk kanë respektuar vendimin e inspektoratit janë marrë masa për rrënim të objekteve në ndërtim.
Obligohen të gjitha ndërmarrjet dhe personat fizik që merren me veprimtari ndërtimore dhe ata që krijojnë mbeturina nga veprimtaria e tyre që fillimin e çdo aktiviteti qoftë gropim dheu, rrënim, suvatim të objekteve ose aktivitete të tjera ndërtimore obligohen që konform ligjit të paraqesin fillimin e punëve për çdo objekt të filluar në njësinë e Inspektoratit pranë Komunës së Sarajit.

Apelojmë të gjithë banorët e komunës së Sarajit se Njësia e Inspektoratit me të gjitha kapacitetet e veta do të jetë në mbikëqyrje të respektimit të ligjit dhe rregullores së komunës në të gjithë territorin dhe për çdo shkelës të ligjit do të merren masa përkatëse qoftë person juridik apo person fizik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndeshja Arbëria – Vushtrria nisi me vonesë për mungesë të zyrtarëve policor 

Story i radhës

Koalicioni Levica – Taravari – Besa dhe VMRO pjesë e skenarit rus?!

Të fundit nga

ShkoLartë