Uzunit i shkarkojnë trajnerin  

1 minut lexim

Në botën e futbollit, durimi zakonisht nuk konsiderohet virtyt.

Rasti në fjalë e tregon më mirë. Rezultatet jo të mira të Granadës në ndeshjet larg shtëpisë në këtë fillim sezoni i kanë kushtuar vendin e punës trajnerit Aitor Karanka, një ish-futbollist i njohur, që për pesë vite (1997-2002) ka luajtur për Realin e Madridit.

Drejtuesit e Granadës, pas një debati të brendshëm, kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin nga Vitoria në përpjekje për të rikthyer situatën në drejtimin e duhur dhe për t’i dhënë një shtysë të re skuadrës. Zëvendësuesi i tij do të jetë Paco López.

Tashmë Myrto Uzuni do të punojë me jë tjetër trajner.  Sulmuesi shqiptar 27-vjeçar në këtë sezon në La Liga2 ka shënuar tetë gola në 14 ndeshje. Granada renditet në vendin e tetë me 22 pikë në 15 ndeshje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jolevski për Abazin: Duhet t’i jepet hapësirë, të shohim se si do të dëshmohet

Story i radhës

Burri kërkon ndarjen nga gruaja: Unë dua të shijoj seksin të paktën dy herë në javë, ndërsa ajo…

Të fundit nga