Sevilla pret në shtëpi Granadën në sfidën e javës së 31-të të La Ligës, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren.
Miqtë kërkojnë të shpëtojnë nga zona e rrezikut për të rënë nga kategoria, të cilët morën më shumë shpresë në javën e kaluar pas atij barazimi me Rajo Vajekanon e Balliut.
Nga ana tjetër, Sevija ka humbur shumë terren në renditje dhe nuk do të humbasë më shumë në garën për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Gjithashtu në këtë sfidë një vend titullari i është besuar dhe Myrto Uzunit nga Granada, të cilit i besojnë sulmin së bashku me Suarez dhe Maçis.