Uzuni i papërmbajtshëm në Spanjë!

Myrto Uzuni vijon me formën e shkëlqyer në La Liga 2 me fanellën e Granadas teksa sulmuesi i kombëtares shënoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 28-të në ndeshjen ndaj Villareal B.

Pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Andorras,

27-vjeçari shkund sërish rrjetën e kundërshtarëve duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje duke marrë “përdore” ekipin në rrugën drejt objektivit.

Ky ndaj Villareal B, ishte goli numër 15 sezonal për beratasin që kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve të kampionatit ndërsa është shndërruar në liderin e Granadës ndërsa interesant është fakti se goli ndaj Villareal B është i pari që Uzuni realizon në transfertë pasi më parë kishte festuar vetëm në ndeshjet shtëpiake.

Këtë sezon skuadra e Granadës renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë dhe synon rikthimin në elitën spanjolle.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kievi vendoset nën presion, Zelensky: Rusia po dërgon gjithnjë e më shumë trupa në Bakhmut

Story i radhës

Makina del nga rruga në Pogradec/ Plagosen katër persona, jashtë rrezikut për jetën

Të fundit nga