Një zjarr ka shpërthyer në zonën ku gjendet centrali bërthamor, Zaporizhzhia, në Ukrainë, pas sulmeve nga ushtria ruse.
Shërbimet ukrainase të emergjencës kanë thënë se kanë shuar zjarrin.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Çështje Bërthamore ka thënë më 4 mars se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv pas sulmit në këtë central bërthamor.
Centrali bërthamor në Zaporizhzhya prodhon më shumë se një të pestën e energjisë brenda Ukrainës.