uta ibrahimi ia dhuron kurtit librin per femije uta ne sharr 67f2d89387ac7

Uta Ibrahimi ia dhuron Kurtit librin për fëmijë “Uta në Sharr”

April 6, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur alpinisten e njohur, Uta Ibrahimi, për të cilën shprehu mirënjohje dhe respekt për sukseset e saj ndërkombëtare.

Sipas një komunikate për media, Kurti e përgëzoi Ibrahimin për arritjet e saj dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në nivel global, duke i uruar gjithashtu fat dhe suksese në ngjitjen e saj të radhës.

Gjatë këtij takimi, Ibrahimi ia dhuroi Kurtit librin e saj për fëmijë, “Uta në Sharr”, një ngjarje që përshkruan eksperiencat e saj në natyrën e paharrueshme të Malit Sharr.

Image

Pamje nga takimi

Uta Ibrahimi është gruaja e parë shqiptare që ka arritur të ngjitet në majën më të lartë të botës, Everest.

Ajo gjithashtu është alpinistja e parë nga Ballkani që ka ngjitur 13 nga 14 majat mbi 8000 metra, të njohura si çatitë e botës.

Aktualisht, Ibrahimi është në përgatitje për ngjitjen e majës së Kanchenjungës, e cila është maja e tretë më e lartë në botë.

Image

Pamje nga takimi

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

arrestohet 49 vjecari merrte dokumente ne kadaster si i derguari i altin dumanit te rreme 67f2cf2e7ae56
Story i mëparshëm

Arrestohet 49-vjeçari, merrte dokumente në Kadastër si i dërguari i “Altin Dumanit” të rremë

peja shenon fttore 67f2dc4bc4d40
Story i radhës

Peja shënon fttore

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë