ut e prezantoi oferten akademike 2022 2023 para maturanteve te tetoves dhe kercoves 62753a6d3d52f

UT e prezantoi ofertën akademike 2022/2023 para maturantëve të Tetovës dhe Kërçovës

May 6, 2022
1 minut lexim
0 ballina

Universiteti i Tetovës filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik 2022/2023 para maturantëve të vendit tonë. Ekipi promovues sot ka vizituar maturantët e shkollës së mesme të gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë dhe maturantët e gjimnazit “Drita” të qytetit të Kërçovës.
Me këtë rast para maturantëve ata kanë dhënë informacione rreth organizimit të studimeve, kushtet dhe mundësitë që ofrohen për studentët, mënyrën e studimeve si dhe po ashtu rëndësi e veçantë u është kushtuar edhe kritereve që maturantët duhet t’i plotësojnë për t’u regjistruar si studentë të Universitetit të Tetovës.
Këtë vit akademik Universiteti ynë ofron 64 programe të ndryshme studimore në 13 njësi akademike. Për të gjithë maturantët u ndanë materiale me informacione të detajura për çdo njësi akademike për programet studimore që ofrohen për studentët e rinj. Ditëve në vijim ekipi promovues do të vizitojë edhe maturantët e shkollave tjera në të gjitha qytetet e vendit tonë për t’i informuar me ofertën akademike.
Profesorët e UT-së i kanë ftuar maturantët që më 12 maj të jenë prezentë në sheshin e rektoratit për të marrë pjesë në Ditën e Hapur.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kryetari i keshillit komunal saraj ne panairin nderkombetar per turizem dhe ekologji ne beh 6275394046917
Story i mëparshëm

Kryetari i Këshillit Komunal Saraj, në panairin ndërkombëtar për turizëm dhe ekologji në BeH

modelja ruse flet shqip kerkon rikthimin me don xhonin foto lajm 62753b56276df
Story i radhës

Modelja ruse flet shqip, kërkon rikthimin me Don Xhonin (FOTO LAJM)

Të fundit nga

ShkoLartë