UT dhe Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” organizuan panel dikutimi për trajtimin e narrativëve joliberalë dhe euroskeptikë

March 10, 2022
min lexim

Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën për Strategji Evropiane “Eurothink”, sot organizuan panel diskutimi, me temë: “Trajtimi i narrativëve joliberalë dhe euroskeptikë nga poshtë”. Pjesëmarrës në diskutim ishin profesorët e Fakultetit Juridik të universitetit tonë, dekani Prof. Dr. Qebir Avziu, Prof. Dr. Ali Musliu dhe Doc. Dr. Gjeraqina Leka.

Po ashtu, idetë e tyre i shprehën edhe profesorët e njohur: Mr. Adam Balcer dhe Mr. Daniel Gleichgewicht nga Kolegji i Evropës Lindore – Poloni; Prof. Dr. Marko Lovec dhe Prof. Dr. Faris Kocan nga Universiteti i Lubjanës – Slloveni dhe Aleksander Shishov nga Shkolla e Mesme Normale – Itali.

Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu theksoi se ky diskutim ka të bëjë me dyshimet e zhvillimit të Bashkimit Evropian përpara dhe tash, pas agresionit në Ukrainë. “Unë jam i mendimit që pas kësaj lufte të Ukrainës, Bashkimi Evropian dhe popujt e Evropës së bashku janë më të bashkuar se kurrë më parë dhe besoj se proceset e eurointegrimit edhe të vendeve tona në kohët e fundit besoj që do të përshpejtohen dhe procesi i eurointegrimit do të jetë shumë më i shpejtë seç ka qenë më përpara. Kjo ngjarje ka për qëllim të nxit bisedimet edhe me studentët, të shpalosen disa të dhëna statistikore me disa anketa që janë bërë lidhur me këtë dhe unë besoj që euroskepticizmi ose dyshimet rreth Bashkimit Evropian janë në rënie pas luftës në Ukrainë”, tha dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu.

Drejtori Ekzekutiv i “Eurothink”, Mr. Dimitar Nikolovski tha se ne në çdo kohë presim ndonjë rritje të skepticizmit, gjegjësisht zvogëlimin e euroentuziazmit, por shumë shpesh anketat e ndryshme na tregojnë se gabojmë në pritshmëritë tona.

“Edhe njëherë ju them që edhe tash në këtë krizë, shumëçka varet nga pozicionimi i Bashkimit Evropian, se sa është i gatshëm t’i pranojë aplikimet e reja nga Ukraina apo Gjeorgjia. Unë pres që të rritet përsëri skepticizmi, por momentalisht nuk kemi të dhëna të sakta tek të cilat mund të mbështetemi për ta vërtetuar këtë”, u shpreh ai.

Pjesë e panelit ishte edhe profesoresha e Fakultetit Juridik, Doc. Dr. Gjeraqina Leka, e cila tha se euroskepticizmi si tendencë ka qenë evident edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, megjithëse fatmirësisht mund të themi që këto nivele janë më të ulëta në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk është që nuk ka pasur një rritje, për disa arsye dhe për shkak të disa faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm dhe në këtë kontekst padyshim që edhe konflikti e dëshmoi. Pra, agresioni rus në Ukrainë mund të ndikojë në ngritjen e shkallës së euroskepticizmit dhe në këtë mes është shumë e rëndësishme mënyra se si Bashkimi Evropian do të reagojë si aktor global apo vendimtar në këtë çështje dhe në bazë të këtij reagimi pastaj do të vërehet nëse do të ngrihen ose ulen nivelet e besimit ose besueshmëria e popujve dhe shteteve ndaj Bashkimit Evropian”, tha profesoresha e Fakultetit Juridik, Doc. Dr. Gjeraqina Leka.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti u organizua një punëtori, me temë: “Narrativët euroskeptikë dhe kundër narrativët” me studentë nga Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Shkupit, me profesorin nga Universiteti i Padovës në Itali, Prof. Dr. Paolo Graziano.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Makpetrol”: Zvogëlimi i marzhit mund të detyrojë disa tregtarë të ndalojnë shitjen e karburanteve

Story i radhës

CIA bën paralajmërimin e fσrtë: Edhe pak orë Kievi do të gσditet nga një ‘sυlm i tmerrshëm’

Të fundit nga

PDK nesër mban konferencë për media

Nesër, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Se pse do të mbahet kjo konferencë, kjo parti nuk dha ndonjë arsye. Megjithëse, ora dhe vendi dihen. Pra konferenca mbahet
ShkoLartë