Ushtria ukrainase vret kaq persona

Dy emigrantë grekë në Ukrainë u vranë nga ushtarët e ushtrisë Ukrainase.

Sipas Ministrisë së Jashtme në Greqi janë plagosur rëndë edhe dy grekë të tjerë në fshatin Granitna në Ukrainën Lindore në kufi me Rusinë.

Autorët e vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase.

Njoftimi i ministrisë

Shprehim dhimbjen më të thellë për vdekjen e papritur të dy emigrantëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të plagosurve.

Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë për një arsye të parëndësishme me viktimat dhe të plagosurit.

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmohet një i ri nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës

Story i radhës

Si të ëmbëlsoni partnerin për Shën Valentin, thënie romantike për dashurinë tuaj

Të fundit nga