Ushtria ukrainase raporton progres në Kherson, 12 fshatra janë çliruar

1 minut lexim

Ushtria ukrainase raporton avancim në Kherson ndërsa bëhet e ditur se 12 fshatra janë marrë përsëri në një zonë. Komanda Operative e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Jug tha se forcat ruse po rigrupohen në Kherson dhe “po marrin masa për të tërhequr pjesërisht trupat në bregun lindor të Dnipro”.

Zëdhënësi Vladyslav Nazarov konfirmoi përparimin e Ukrainës, duke thënë se “gjatë ditës së kaluar, trupat tona në kryqëzimin e rajoneve Kherson dhe Mykolaiv lëvizën vijën e frontit me 7 kilometra. Ata çliruan pothuajse 260 kilometra katrorë të territorit dhe 12 vendbanimeve”.

Por Komanda Operacionale paralajmëroi se forcat ruse “vazhdojnë të bombardojnë territoret e çliruara dhe zonat e thella të pasme”.

Ai tha se të enjten në mëngjes, trupat ruse bombarduan fshatin Zolota Balka të çliruar së fundmi në Kherson-in verilindor.

“Ata u përpoqën të godasin pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe ndërtesat administrative të autoriteteve. Oborret private u dëmtuan,” shtoi ai. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tensionet në veri/ Vuçiç refuzon të takojë Albin Kurtin gjatë Forumit të Paqes në Francë

Story i radhës

Si ndikon kërcimi tek njerëzit

Të fundit nga