Ushtria ukrainase në rajonin Cherkasy pranon 305 dronë

1 minut lexim

Në rajonin ukrainas Cherkasy, 305 dronë i janë dorëzuar njësive të atjeshme që po ballafaqohen çdo moment me forcat ruse.

Këta dronë janë blerë me paratë e banorëve të atjeshëm, që nuk hezituan të ndërmarrin këtë aksion.

Ihor Taburets, kreu i administratës ushtarake të Cherkasy, ka njoftuar për këtë veprim në profilin e tij në Facebook.

“Për të shkatërruar armikun dhe pajiset e tij. Kontributi ynë për rajonin e Cherkasyt. Banorët dhe ne duam t’i dhurojmë 305 dronë brigadës së 118-të të mbrojtjes territoriale”, ka shtuar ai.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, këta dronë tashmë kanë sjell rezultatet e para në pikat më të nxehta të vijës së frontit.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

6-të ekspertizat grafike që nxorën “lakuriq” Arnisa Këlliçin. Gjyqtarja u tall me Drejtësinë, bëri skemë se SPAK do arrestonte dy kolegët e saj

Story i radhës

Scholz vizitë në ish-republikat sovjetike

Të fundit nga