Ushtria ukrainase ka njoftuar një shtetrrethim 38-orësh në Zaporizhzhia, duke filluar që sot nga ora 14:00 dhe duke përfunduar në orët e para të së hënës.
Nënkryetari i komunës Anatoliy Kurtiev u ka bërë thirrje njerëzve që të mos dalin jashtë brenda kësaj periudhe. Është e paqartë nëse ndonjë gjë e ka nxitur këtë vendim, shkruan Sky News, përcjell “Bota sot”.
Qyteti jugor është bërë një pikë e rëndësishme tranziti për rreth 35,000 njerëz që janë larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit ditët e fundit.
Megjithatë, Zaporizhzhia nuk ka qenë vetë pa konflikt, ku termocentrali më i madh bërthamor në Evropë është ende në duart e trupave ruse.
Ditët e fundit, Moska shkatërroi municione në zonën Zaporizhzhia “afër rrënojave të qendrës së trajnimit”, e cila u dogj nga raketat ruse më herët gjatë konfliktit.