ushtria serbe i dorezon ne merdare kfor it kerkesen per kthimin e nje mije trupave ne kosove 639c5305ddab5

Ushtria serbe i dorëzon në Merdare KFOR-it kërkesën për “kthimin e një mijë trupave” në Kosovë

December 16, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Serbisë e miratoi “kërkesën zyrtare” për t’i kërkuar misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovës, KFOR-it, për të lejuar rikthimin “e qindrave deri në një mijë” forcave policore dhe ushtarake në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbrëmjen e së enjtes.

Derisa mëngjesin e sotëm media e afërt me pushtetin në Serbi “Novosti” njoftoi se pjesëtarë të ushtrisë serbe ia kanë dorëzuar këtë kërkesë KFOR-it në pikëkalimin kufitar të Merdares.

Këtë kërkesë Serbia e arsyetoi me rritjen e pranisë policore në pjesën veriore të Kosovës. Aleksandar Vuçiç tha se kjo kërkesë do t’i dorëzohet Komandatit të KFOR-it në mëngjesin e 16 dhjetorit në kufi.

Image

Vuçiç tha se “me aq sa ka dëgjuar” kjo kërkesë për të ashtuquajturin “rikthim të një mijë trupave” nuk do të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Gjermania ishte e para që e quajti “krejtësisht të papranueshme” sugjerimin për “rikthim” të forcave serbe në Kosovë, për t’u pasuar nga ShBA-ja, e cila u shpreh se “kategorikishte e kundërshtojmë” një gjë të tillë.

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, i tha Radios Evropa e Lirë se “Kosova ka garanci të mëdha të sigurisë nga ShBA” dhe se “nuk pret që një gjë e tillë” të ndodh.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

denoncimi i deputetes metaliaj bashkia lezhe grabit pronen private aneksi i stadiumit beselidhja ne lezhe do te prishet per interesa klienteliste 639c514ed72f3
Story i mëparshëm

Denoncimi i deputetes Metaliaj: Bashkia Lezhë grabit pronën private. Aneksi i stadiumit “Besëlidhja” në Lezhë do të prishet për interesa klienteliste

ne kombetaren franceze ka lojtare qe nuk e pelqejne benzeman 639c542b0ca05
Story i radhës

Në kombëtaren franceze ka lojtarë që nuk e pëlqejnë Benzeman

Të fundit nga

ShkoLartë