Ushtria izraelite urdhëron të evakuohen urgjentisht më shumë se 20 fshatra në Liban

1 minut lexim

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar urdhra urgjent evakuimi për më shumë se 20 fshatra në Libanin jugor.

Zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite,  Avichay Adraee, thotë se banorët e fshatrave të listuara duhet të largohen “menjëherë dhe të lëvizin në veri të lumit Awali”.

Ai përmes postimit në X gjithashtu paralajmëron se banorëve “u ndalohet të shkojnë në jug”.

Sipas tij, një gjë e tillë “mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj”, raporton BBC.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Akademia e Shkencave Shqiptare/ Mickoski i prerë, ekziston vetëm një akademi dhe pikë

Story i radhës

Sot nis “Big Brother VIP Kosova”, këta janë banorët që pritet t’i bashkohen shtëpisë

Të fundit nga