Ushtria izraelite ripërsërit paralajmërimet për palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës

Ushtria izraelite ka ripërsëritur paralajmërimet për palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës.

Zëdhënësi ushtarak izraelit, Avichay Adraee ka thënë se veriu ishte një zonë e rrezikshme e luftës, shkruan Sky News.

Të dielën, dëshmitarët dhe zyrtarët mjekësorë i thanë Reuters se trupat izraelite hapën zjarr dhe vranë pesë persona, derisa banorët e zhvendosur u përpoqën të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite nuk kishte asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

Ndqëkaq, qindra mijëra palestinezë u dëbuan nga veriu pasi forcat izraelite filluan fillimisht ofensivën e tyre, përpara se të kërkonin strehim në kampet e tendave dhe shkollat e kthyera në strehimore në jug.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas dështimit për blerjen e Anderson, Juve në sulm për Martial

Story i radhës

Heroi i tri luftërave rikthehet si sfinks në vendlindje!

Të fundit nga