Ushtria izraelite ka goditur me predha artilerie një kishë në jug të Libanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesën e kishës, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, ushtria izraelite goditi kishën e Shën Gjergjit në qytetin Yaroun në jug të Libanit pranë kufirit me Izraelin.
Nuk është raportuar asnjë lëndim nga bombardimet izraelite të Kishës Katolike Melkite (Greke).
NNA gjithashtu tha se disa zona në Libanin jugor u vunë nën zjarrin izraelit nga tanket, avionët luftarakë dhe helikopterët, duke përfshirë një sulm në shtëpinë e ligjvënësit liabez Qabalan Qabalan, i cili është një aleat i ngushtë i Hezbollahut, grupit që ka shkëmbyer sulme ndërkufitare me Izraelin që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Më herët, ushtria izraelite dhe grupi i Hezbollahut shkëmbyen granatime të rënda nëpër zonat kufitare.
Ushtria izraelite dhe Hezbollahu janë përfshirë në përleshje vdekjeprurëse përgjatë kufirit që kur grupi palestinez Hamas kreu sulmin e befasishëm në Izraelin jugor.
Përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe grupit të Hezbollahut janë më vdekjeprurëse që kur të dyja palët nisën luftime të gjera në vitin 2006.