Forcat ruse kanë rritur praninë e tyre të aviacionit në hapësirën ajrore të Ukrainës në 24 orët e fundit, thotë ushtria e Ukrainës.
“Përveç përdorimit të shumë mjeteve ajrore pa pilot, armiku përdor bombardues, avionë sulmues dhe luftarak, raketa lundrimi dhe raketa balistike në drejtime të ndryshme”, tha në një deklaratë Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës, përcjell “Bota sot”.
Ai shtoi se të hënën Ukraina shkatërroi një avion rus, dy helikopterë dhe gjashtë drone.
BBC nuk i ka verifikuar këto pretendime.