Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me ata të Kosovës kanë përfunduar ditën e djeshme stërvitjen e përbashkët ushtarake në poligonin kombëtar të Bizës.
Me anë të një postimi në “facebook”, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj shpreset së bashku jemi më të fortë.
Gjatë stërvitjes u kryen qitje me armë të ndryshme si dhe me mortaja.
“Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.