ushtria amerikane zhvilloi stervitje me terroristet e pkk ypg se ne siri 64df41c807600

Ushtria amerikane zhvilloi stërvitje me terroristët e PKK/YPG-së në Siri

August 18, 2023
1 minut lexim

Ushtria e SHBA-së, e cila vazhdon trajnimet e armatosura për organizatën terroriste PKK/YPG në Siri, zhvilloi stërvitje të armatosur të përbashkët me terroristët në rajonin Al-Qamishli në verilindje të qytetit Al-Hasakah, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se stërvitja që ushtarët amerikanë zhvilluan me dhjetëra terroristë të PKK/YPG-së në Al-Qamishli, u krye më 15-17 gusht.

Në stërvitjen e përbashkët të armatosur u përdorën kundërajrorë, automjete luftarake të blinduara “Bradley” të prodhimit amerikan dhe armë të rënda të ndryshme.

Ushtria e SHBA-së shpeshherë ofron trajnime ushtarake për organizatën terroriste PKK/YPG në bazat e saj në malin Abdulaziz në Al-Hasakah dhe në fushat e naftës Al-Omar dhe Koniko në rajonin Deir ez-Zor.





MARKETING

RENT A CAR

mexhiti pesimist per ndryshimet kushtetuese frontin evropian vetem per ta mbajtur gjalle qeverisjen 64df40a03c1c3
Story i mëparshëm

Mexhiti pesimist për ndryshimet kushtetuese: “Frontin evropian”, vetëm për ta mbajtur gjallë qeverisjen

qindra milione euro deme ekonomike nga koncesionet vasili thirrja dhe marrja nen pergjegjesi penale e rames nga spak e pashmangshme 64df42b61cb98
Story i radhës

“Qindra milionë euro dëme ekonomike nga koncesionet”, Vasili: Thirrja dhe marrja nën përgjegjësi penale e Ramës nga SPAK, e pashmangshme

Të fundit nga

ShkoLartë