Ushtria amerikane “zbarkon” në Shqipëri, SHBA mesazh Moskës dhe Teheranit

September 22, 2022
min lexim

Ushtria amerikane ka “zbarkuar” në Shqipëri, duke i dërguar kështu një mesazh të fortë Moskës dhe Teheranit, të cilat duan të destabilizojnë vendin tonë dhe Ballkanin. Kështu, ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit së fundmi mbështetën dhe trajnuan Forcat e Armatosura Shqiptare gjatë stërvitjes kritike për vlerësimin e gatishmërisë luftarake nga NATO, bëri të ditur dje Ambasada e Shteteve tëBashkuara Amerikane në Tiranë.

“Ishte shumë e rëndësishme që të kishim Shtetet e Bashkuara këtu, Brigadën e Ndihmës së Forcave të Sigurisë dhe atë të Nju-Xhersit së bashku, sepse ne i bëmë të gjitha me këtë ekip. Ata të gjithë na trajnuan dhe na dhanë përvojën e tyre dhe nëse ia dolëm me sukses, ishte falë tyre. Këto janë marrëdhëniet më të mira që mund të kemi”, tha majori shqiptar Enerjol Harka, oficer drejtues me batalionin e 2-të.Garda Kombëtare e Nju-Xhersit bashkëpunon me Shqipërinë prej më shumë se 20 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror të Byrosë së Gardës Kombëtare të Departamentit të Mbrojtjes.

Ekipi i NATO-s në Shqipëri për sulmet kibernetike

Ndërkohë, ministri Peleshi dhe zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai kanë dalë në një konferencë mbi situatën kibernetike në Shqipëri. Në fjalën e tij, Appathurai tha se Shqipëria nuk është i vetëm përballë këtij sulmi.Ministri Peleshi dhe zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat dhe zhvillim të sigurt James Appathurai kanë dalë në një konferencë mbi situatën kibernetike në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Appathurai tha se Shqipëria nuk është i vetëm përballë këtij sulmi.

“Ne njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’ju themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim, të gjitha vendet e NATO e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë dhe ky është mesazhi që sekretari i përgjithshëm i dha kryeministrit Edi Rama. Dua të theksoj përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme, ne i kemi suportuar. Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave teknike të NATOS-s. Për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtje dhe Shqipëria po bën hapa në këtë punë. Për sulmet në një shkallë të gjerë dhe gjatë që janë bërë. Siguroj ministrin për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Peleshi vlerësoi ndihmën e madhe nga NATO. “Dëshmi e solidaritetit e mbështetjes, reagimit të menjëhershëm të NATO-së.Duhet vëmendje, vigjilencë nga të gjithë, ne do të bëjmë pjesën tonë të mbështetur nga aleatët tonë, për të rritur kapacitetet, për të qenë të mbrojtur, e theksojmë që jemi të lumtur që jemi pjesë e NATO-së”, tha Peleshi.

Sulmet kibernetike ndaj vendit tonë

Ndërkohë, kujtojmë se në korrik të këtij viti, sipas autoriteteve shqiptare, ndaj Shqipërisë është kryer një sulm masiv kibernetik, ku pas evidentimit të sulmit në fjalë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e Shqipërisë mbylli përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe të disa uebfaqeve qeveritare, për t’i rikthyer përsëri në funksion.

Sipas institucioneve të Shqipërisë, detektimi dhe përgjigja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. Në lidhje me këtë sulm kibernetik, më 7 shtator Shqipëria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, si kundërpërgjigje “ndaj sulmit kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Shqipërisë”.

Ndërkohë, më 10 shtator autoritetet në Shqipëri konfirmuan se një tjetër sulm kibernetik nga Irani është kryer ndaj Shqipërisë, konkretisht ndaj Sistemit të Menaxhimit Total të Informacionit (TIMS), sistem që verifikon dhe administron hyrje-daljet në pikat kufitare të Shqipërisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita Ndërkombëtare pa Makina shënohet me disa aktivitete në kryeqytet

Story i radhës

E bezdisur nga komentet negative, Eixhel Shkira reagon e revoltuar në rrjetet social

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë