Një pjesëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës që operon nën ombrellën e ushtrisë ukrainase, ka arritur që me mortajë ta shkatërrojë në ajër një raketë ruse.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar pamjet e këtij aksioni, ku shihet ushtari në një hapësirë të gjelbëruar duke shkrepur predhën e cila godet raketën ruse në ajër.
E pamje të tilla nga ana e ushtrisë ukrainase janë bërë të shpeshta në muajin e fundit, që kur Kievi filloi kundërofensivën me qëllimin e vetëm – çlirimin e territoreve të okupuara nga rusët.
Në anën tjetër, ushtria ruse sot ka filluar sulmet ajrore mbi qytetet ukrainase, ku si pasojë humbën jetën dhjetëra civilë, shumica prej tyre në kryeqytetin ukrainas.
Rusët nuk kursyen askënd, bombarduan ndërtesat kolektive, infrastrukturën energjetike, të telekomunikacionit e më së paku atë ushtarake, për të cilën pretendon çdo ditë se e ka për objektiv.
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi sot se kanë sulmuar qytetet ukrainase, duke vlerësuar se aksione të tilla do të ndërmerren edhe në ditët në vijim nëse ukrainasit fillojnë ndonjë sulm të ri ndaj rusëve.
Ukrainian MANPADS operator hits Russian missile. pic.twitter.com/Bf7wbqo0lY
— Ukraine Territorial Defense Forces (@TDF_UA) October 10, 2022
Burimi: GAZETA.MK