Në vijën e parë të frontit në Ukrainë, u regjistrua një moment emocionues kur një ushtar i plagosur ukrainas dhe pushtuesi rus treguan respekt të ndërsjellë në çastet e fundit të jetës së luftëtarit ukrainas.
Gjatë një beteje që ndodhi në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga konfliktet, kamera në helmetën e ushtarit ukrainas dokumentoi skena prekëse.
Pamjet tregojnë sesi dy ushtarët hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit, duke kaluar më pas në një përleshje të ashpër trup më trup.
Ushtari ukrainas arriti ta kapë armën automatike të kundërshtarit rus, por përballja përfundoi tragjikisht.
Ushtari rus nxori një thikë dhe i dha një goditje vdekjeprurëse, duke e plagosur ukrainasin rëndë në kofshë.
Ndërsa gjakonte dhe binte përtokë, ushtari ukrainas i drejtoi fjalët e fundit nënës së tij “Kaq ishte, nënë. Lamtumirë”.
Në një moment që preku shumë njerëz, ushtari rus, i vetëdijshëm për seriozitetin e situatës, iu afrua të plagosurit, u ul në gjunjë pranë tij dhe i dha një nderim të fundit.
Shiko videon duke klikuar KËTU.
Burimi: botasot.info