Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

December 22, 2022
1 minut lexim

Ushtarët izraelitë bastisën qytetin Nablus në Bregun Perëndimor dhe vranë palestinezin Ahmed Atif Mustafa Deragime, 23 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë bastisën qytetin e Nablusit për të siguruar hyrjen e kolonëve hebrenj.

Ushtarët izraelitë sulmuan të rinjtë palestinezë që i rezistuan bastisjes, ku një palestinez u vra dhe katër të tjerë u plagosën.

Sipas gjencisë palestineze të lajmeve WAFA, numri i palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë që nga fillimi i vitit 2022 është rritur në 224.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Al-Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Türkiye, arrestohen 20 terroristë të dyshuar të FETO-s

Story i radhës

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, e tronditur me rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës

Të fundit nga

ShkoLartë