KFOR-i, misioni i bllokut perëndimor ushtarak, NATO-s, po vazhdon ta monitorojë situatën në veri të Kosovës.
Të mërkurën disa pjesëtarë të kontigjentit britanik të KFOR-it u afruan afër një barrikade. Aty ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm i serbëve dhe ushtarët britanikë vendosën të flisnin pak me ta.Ata i pyetën serbët nëse gjithçka është në rregull dhe kush i drejton barrikadat, raporton mediumi serb, “Kosovo Online”.
Një nga serbët, i cili fliste anglisht, iu përgjigj duke thënë se për këtë ata duhej të flisnin me përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti.
Ushtarët britanikë i pyetën serbët nëse ishin të lumtur, dhe ata u përgjigjën pozitivisht. Për këtë, ushtarët e KFOR-it thanë se edhe ata janë të lumtur nëse serbët janë të lumtur.