Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Ushqimet që Përkeqësojnë Simptomat e Reumatizmës – Gazeta.mk

Ushqimet që Përkeqësojnë Simptomat e Reumatizmës

min lexim

Ushqimet që hani kanë një rol shumë të fortë në përkeqësimin ose përmirësimin e simptomave të sëmundjeve të caktuara.

I tillë është edhe rasti i artritit, simptomat e të cilit ndikohen fort nga disa ushqime të ndryshme, të renditura në këtë artikull të AgroWeb.org

Produktet e Bulmetit

Proteinat që gjenden tek produktet e bulmetit kanë tendencën të përkeqësojnë simptomat e artritit dhe reumatizmës.

Sipas të dhënave të agroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje kanë zakonisht një tolerancë të ulët ndaj qumështit.

Megjithatë, njerëzit reagojnë ndryshe ndaj këtij ushqimi.

Një studim i vitit 2015 zbuloi se qumështi zbut dhimbjet e gjurit tek gratë e prekura nga osteoartriti ndërsa djathi i përkeqëson ato.

Tregoni vëmendje ndaj ushqimit që keni ngrënë kur vëreni shtim të dhimbjeve të reumatizmës.

Të Skuqurat

Ushqimet e skuqura e të përpunuara nxisin përhapjen e inflamacionit në organizëm.

Kjo ndodh për shkak të yndyrnave të ngopura të cilat duhen zëvendësuar me ato të pa-ngopura siç është vaji i ullirit.

Sheqeri

Sheqeri ka gjithashtu aftësi të nxisë përhapjen dhe shpërndarjen e inflamacionit në organizëm.

Ekspertët paralajmërojnë se në rastin e artritit dhe jo vetëm, rritja e glukozës shton simptomat e dhimbshme të sëmundjeve.

Mishi

Kaloritë dhe yndyrnat tek mishi shtojnë inflamacionin në organizëm.

Skuqja në temperatura të larta shkakton toksina që dëmtojnë proteinat në trup dhe inflamacioni jashtë kontrollit përkeqëson simptomat e artritit.

Mielli i Bardhë

Mielli i bardhë, orizi i bardhë, patatet, buka dhe karbohidratet e përpunuara në përgjithësi janë të dëmshme për njerëzit që vuajnë nga artriti.

Ekspertët thonë se në vend të tyre, ju duhet të konsumoni drithëra të plota që nuk transformohen në sheqer sapo futen në organizëm.

Kafeja

Kafeja ka një rol ndikues të fortë tek reumatizma dhe artriti dhe është një nga pijet që, sipas studimeve, duhet shmangur medoemos, ose të paktën një filxhan në ditë.

Nëse vëreni se kafeja ju nxit dhimbjet, ekspertët thonë se në vend të kafesë, ju mund të konsumoni çajra të pasur me antioksidantë.

Alkoli

Alkoli është një pije që shkakton inflamacion dhe përdorimi i tepërt i tij rrit prodhimin e substancave inflamatore në trup.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me pije alkolike në ditë për femrat dhe dy për burrat./AgroWeb.org

Burimi: agroweb.org

Story i mëparshëm

Gresa ‘shpërthen’ në vaj: Dua të dal, s’po mundem më!

Story i radhës

Auto Shkolla BEKO shënon përvjetorin e parë me OFERTË SPECIALE për kandidatët e rinj!

Të fundit nga