Usher pendohet për gjestin ndaj reperes Nicki Minaj

min lexim

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur amerikan, Usher, ka thënë së fundmi se është penduar ndaj një gjesti që kishte bërë kundrejt koleges së tij Nicki Minaj, gjatë një performance në vitin 2014 në MTV Video Music Awards.

Usher kishte ndarë skenën me reperen amerikane në eventin muzikor, derisa gjatë performancës e kishte goditur në të pasme, shkruan DailyMail. 

Duke kujtuar pikërisht këtë performancë, Usher tha gjatë një episodi në “The Breakfast Club” se ishte penduar për veprimin.

“Ishte vetëm një moment argëtues dhe meqë ra fjala, isha unë që luaja basin tim”, shpjegoi 45-vjeçari njëherësh fitues tetë herë i çmimeve Grammy.

“Nuk duhej ta kisha goditur në prapanicë. Nuk duhej ta kisha bërë këtë veprim”, u shpreh Usher.

Ky moment në VMAs midis dy artistëve ka ri-qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale duke zgjuar vëmendjen e përdoruesve.

Videoja gjithashtu u shpërnda nga reperi Boosie Badazz, derisa potencoi se Nicki Minaj ishte ndjerë në siklet pas këtij momenti.

“A e keni parë kur Usher goditi Nicki Minaj në prapanicë”, pyeti reperi 41-vjeçar përdoruesit në rrjetet sociale.

“Do t’iu tregojë këtë. Nicki Minaj e shikoi Usherin në atë mënyrë sikur donte ta pyeste ‘mos je çmenduar’”, shkroi reperi Boosie Badazz.

Story i mëparshëm

Erdogan në konferencë me Ramën: Sot konfirmuam përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve! Marrëveshjet që nënshkruam…

Story i radhës

Pioli me dhimbje koke

Të fundit nga