Ursula von der Leyen sot në Shkup, pritet të prezantojë paketë për mbështetje energjetike për rajonin

October 26, 2022
min lexim

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot pasdite do të mbërrijë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilën do ta fillojë turneun e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç paralajmëruan nga Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin Dimitar Kovaçevski së bashku me delegacionin qeveritar do ta presë kryetaren e KE-së Fond der Lajenin para pllajës së Qeverisë.

Në përbërjen e delegacionit qeveritar i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski janë zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Mesazhi kryesor që do ta përcjellë kryetarja e Komisionit Evropian, është përkushtimi i BE-së për integrimin evropian të rajonit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Turneu i saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor është në kontekst të luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, ndërsa qëllimi është që t’i përcillet rajonit se është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësi Erik Mamer.

“Kjo vizitë, natyrisht po zhvillohet në një kontekst të veçantë, që është konteksti i krizave të njëpasnjëshme, fillimisht kovidi, dhe tani lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj”, tha Mamer.

Lidhur me kërkesën e Maqedonisë së Veriut për të marrë ndihmë nga Bashkimi Evropian për furnizim të energjisë elektrike nga Bullgaria përmes kompensimit me çmimin e tregut, Erik Mamer deklaroi se nuk ka informacione për këtë temë për momentin.

Zëdhënësi për energji i Komisionit Evropian, Tim Mekfi para disa ditëve gjithashtu porositi se tani për tani kjo kërkesë e Maqedonisë së Veriut nuk është në tryezë në Bruksel. Mbetet të shihet nëse autoritetet e Maqedonisë së Veriut sërish do ta kërkojnë atë nga Fon der Lajeni dhe nëse ajo do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani javën e kaluar paralajmëroi se paketë për mbështetje energjetike nga Komisioni Evropian për rajonin në vlerë prej një miliard euro do të prezantohet këtë javë në Shkup nga kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajeni.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërkaq, paralajmëroi se me komisaren evropiane për Punë të Brendshme Ilva Johanson së shpejti do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për aktivitetet operative të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Pas Shkupit, Fon der Lajeni do të udhëtojë në Prishtinë dhe Tiranë të enjten, Sarajevë dhe Beograd të premten dhe në Podgoricë të shtunën.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qytetarët e RMV-së për një muaj gjatë verës harxhuan energji elektrike deri 489,072 MWh

Story i radhës

Humbi shikimin, veshin dhe gishtat e dorës nga dhuna barbare e serbëve, historia frymëzuese e shqiptarit që rriti 6 fëmijë

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë