Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të takohet me presidenten Siljanovska dhe kryeministrin Mickoski

October 24, 2024
min lexim

 

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në kuadër të turneut të saj katërditor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë në Shkup.

Sipas paralajmërimeve, gjatë vizitës në vend, Fon der Lajen do të ketë takime me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe me kryeministrin Hristian Mickoski.

Në prag të vizitës së Fon der Lajenit në rajon, Komisioni evropian dje i miratoi agjendat reformuese të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, lidhur me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me të cilat ato obligohen për reforma socio-ekonomike dhe fundamentale që do t’i zbatojnë në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027 për të nxiturs rritje dhe ndërlidhje me BE-në. Miratimi i agjendave reformuese ishte hap kyç që të mundësohen pagesat e mjeteve në kuadër të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, vlera e prëgjithshme e të cilave është gjashtë miliardë euro.

Siç informoi dje zëvendësja e zëdhënësit kryesor të KE-së, Ariana Podesta, pikërisht Plani për rritje, si dhe përparimi në rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë tema kryesore në takimet e Fon der Lajenit me nikoqirët e saj gjatë turneut në rajon.

“Zgjerimi është prioritet kyç i Komisionit dhe këtë e përsëritëm gjatë viteve të kaluara, që e dëshmuar edhe gjatë mandatit të parë, ndërsa gjithsesi do të vazhdojmë ta konsiderojmë si prioritet edhe në mandatin e dytë. Kjo është diçka që e paralajmëroi edhe vetë kryetarja (Fon der Lajen)”, shtoi Podesta.

Fon der Lajen në Shkup vjen nga Tirana, ku paradite u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Turneun e vet ballkanik ajo e filloi nga Tirana, ku dje pati takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe foli në solemnitetin me rastin e vitit akademik të Kolexhit të Evropës në Tiranë. Pas takimit me Ramën, Fon der Lajen paralajmëroi se Komisioni Evropian javën e ardhshme do t’i publikojë raportet për përparimin e rrugës evropiane të vendeve kandidate për anëtarësim në BE.

Fon der Lajen nga Shkupi sot pasdite do të udhëtojë drejt qytetit boshnjak Jabllanicë, ku do t’i vizitojë rajonet e goditura nga vërshimet. Nesër paradite ajo në Sarajevë do të tkaohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, si dhe me kryesuesen e Këshillit të ministrave, Borjana Krishto, pas çka do të niset drejt Beogradit, në takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Millosh Vuçeviq.

Të shtunën, Fon der Lajen do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të tkaohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeminsitrin Albin Kurti, pas çka do të udhëtojë drejt Podgoricës, në takime me shefin e shtetit malazez, Jakov Millatoviq dhe me kryeministrin Millojko Spajiq.

Vizita e kësaj jave e Fon der Lajenit vjen pas asaj të vitit të kaluar, kur në rajon u promovua Plani i Komisionit evropian për rritje të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, ajo disa herë pati takime me liderët e vendeve të rajonit, prej të cilave të fundit u mbajtën javën e kaluar në Samitin e Procesit të Berlinit dhe në Forumin strategjik të Bledit në fillim të shtatorit.

Në këto takime Fon der Lajen e ceki rëndësinë e rajonit për Bashkimin Evropian dhe përkushtimin e bllokur për mbështetje të vendeve nga Ballkani Perëndimor në zbatimin e reformave dhe trasimin e rrugës drejt anëtarësimit në Union.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Najçevska, ASHAM-it: Përkatësia etnike duhet të ndahet nga ajo që përfaqësojnë institucionet në një shtet multikulturor si Maqedonia

Story i radhës

LSDM: Narko bosët publikisht falënderojnë Siljanovskën! Çfarë borxhi ka VMRO-ja, VLEN-i dhe ZNAM-i ndaj klanit “Baron”?

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë