Ursula von der Leyen: Jam e sigurt se do të bëhen ndryshimet kushtetuese

October 26, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon der Leyen vlerëson se do të arrihet shumica dhe ndryshimet kushtetuese do të votohen.

Ajo sot gjatë qëndrimit të saj në Shkup, realizoi takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin kanë diskutuar për ndryshimet kushtetuese.

“Jam e sigurtë se njerëzit nga Maqedonia e Veriut do të arrijnë shumicë dhe do të votojnë pozitivisht për ndryshimet kushtetuese. Keni arritur shumë, ishit të suksesshëm në përparimin dhe jam e sigurtë se do të gjeni argumente të bindshme, që të gjthë të kuptojnë se të gjithë janë përgjegjës për kontributin ndaj asaj që vendi të lëviz përpara”.

“U bëj thirrje të gjithë politikanëve që ta realizojnë ëndrrën e të rinjve, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”, tha Fon der Leyen, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas pres konferencës së përbashkët me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shefi i OKB-së: Nëse klima nuk bëhet prioritet do të përballemi me katastrofë

Story i radhës

Live: Barcelona sfidohet nga Bayerni

Të fundit nga

ShkoLartë