Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’

January 3, 2025
1 minut lexim

Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për dy javët e ardhshme, ka njoftuar zyra e saj.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është diagnostikuar me “pneumoni të rëndë” dhe ka anuluar angazhimet e saj.

Zëdhënësi Stefan De Keersmaeker deklaroi se agjenda politike e von der Leyen ka ndryshuar, duke përfshirë një fjalim që ajo do të mbante në Lisbonë, si dhe një vizitë në Poloni për fillimin e Presidencës polake të Këshillit Evropian, shkruan euronews.

“Ajo është diagnostikuar me pneumoni të rëndë”, tha De Keersmaeker në një deklaratë.

Megjithatë ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj ose shkakun e sëmundjes së saj.

Ndryshe, në moshën 66-vjeçare, von der Leyen sapo kishte nisur mandatin e saj të dytë pesëvjeçar në krye të organit të fuqishëm ekzekutiv të BE-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E konfirmon edhe trajneri Baroni

Story i radhës

Tom Holland zbulon për herë të parë pse nuk e shoqëron Zendaya-n në tapetin e kuq!

Të fundit nga

Një i vdekur nga moti i keq në Francë

Shërbimi Meteorologjik i Francës i dha fund vigjilencës portokalli pas përfundimit të shiut të ngrirë në veri-lindje që la të vdekur një person. Shiu që çoi në mbylljen e disa autostradave në

Trajneri i Beshiktashit “kërcënon” lojtarët

Trajneri i Beshiktashit “kërcënon” lojtarët! Situata në Turqi nuk është aspak pozitive për ekipin e Beshiktashit, ku militon edhe Ernest Muçi. Edhe pse në ndeshjen e fundit shqiptari shënoi gol përsëri nuk
ShkoLartë