Ursula von der Leyen: Bullgaria të mundësojë hapjen e negociatave të BE-së me Shkupin

April 8, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje në Sofje kërkoi nga Bullgaria të ndihmojë në zbatimin e vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Këshilli Evropian ka vendosur të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në vitin 2020”, tha Von der Leyen në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

Von der Leyen theksoi rëndësinë që shtetet anëtare të BE-së “përmbushin premtimin e tyre ndaj fqinjëve të tyre në këto kohë të vështira.

Ajo tha se “asgjë nuk do të jetë si para luftës në Ukrainë”, se premtimi ndaj partnerëve të vitit 2020 duhet të përmbushet dhe se ajo ka besim tek Bullgaria që ta udhëheqë procesin me mjeshtëri.

Von der Leyen tha se të drejtat e pakicave janë në thelb të traktateve dhe vlerave evropiane dhe se mbrojtja e tyre është një vlerë thelbësore që është në qendër të vëmendjes.

Në fillim të prillit, kryeministri bullgar Petkov dhe ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski vlerësuan se është bërë përparim i dukshëm në negociatat për mosmarrëveshjen ndërmjet dy vendeve, për shkak të të cilit Sofja bllokoi fillimin e negociatave të Shkupit për anëtarësim në BE.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prokuroria nisi hetim kundër një funksionari të Qeverisë së RMV-së dhe dy personave të tjerë

Story i radhës

Muhamed Zeqiri është funksionari që hetohet nga Prokuroria!

Të fundit nga

Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë

Herën tjetër që dikush ankohet për sa flisni, konsiderojeni si një lajm të mirë Komunikimi i gjerë jo vetëm që ju ndihmon të krijoni lidhje më të thella sociale dhe të shpreheni

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Sali Berishën

Afro dy muaj pasi rrëzoi kërkesën e tij për shpalljen antikushtetuese të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”, të caktuar nga SPAK,  Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për Sali Berishën.Trupa e Gjyqtarëve e gjeti
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë