Urimi i zv/kryeministrit të parë Grubi për Ditën e Alfabetit

November 23, 2022
1 minut lexim

Sot, me vargjet dhe fjalët e kryeveprës së re kombëtare, këngës epike “Kongresi i Alfabetit” nga artisti i kombit, Ilir Shaqiri në Akademinë Solemne në Shkup, reflektuam mbi shenjtërinë e shkronjave shqipe, mbi amanetet e rilindasve për ruajtjen e saj dhe përkujtuam atë çast lavdie të para 114 viteve që bëri Manastirin epiqendër të mendjeve të ndritura të mbarë trevave shqiptare për të pasur Alfabetin.

Me përkujtimin e fjalëve të Gjergj Fishtës: “Perendija i amshueshëm ka me shndritë mendjen e ka me ndikue aq fort fuqî në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët e me nji atdhedashtnî të vertetë, ta mbajë Shqipnînë, ta bâjë me perparue e me lulëzue krahas me kombe të tjera të qytetnueme” në fjalimin e tij , ju uroj Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe. E paçim përjetë gjuhën tonë të bukur shqipe!

Burimi:________

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cili prej tyre ka ndjekës fals? Eksperti i njohur zbulon cili është politikani shqiptar më i ndjekur në rrjetet sociale

Story i radhës

Situata në veri të Kosovës, BE heq nga agjenda liberalizimin e vizave

Të fundit nga

ShkoLartë